Telegrafi

Thaqi ankohet në ndarjen e drejtësisë pas humbjes nga Drenica

Malisheva ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në Albi Mall Superligë.

Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaqi pësuan humbje 1-2 nga Drenica në stadiumin Liman Gega.

Pas një starti të vështirë për Drenicën, në dy ndeshjet e fundit kanë arritur të arkëtojnë plotë katër pikë, ndërsa Malisheva pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Ferizaj, u rikthye te humbja në shtëpinë e tyre.

Trajneri i skuadrës bardhekaltër, Arsim Thaqi pas ndeshjes ishte tejet i revoltuar me gjyqtarin kryeson, sipas trajnerit të Malishevës ndihma më e madhe e Drenicës ishte pikërisht nga gjyqtari.

“Pa dashur të justifikohem për humbjen, ndihma më e madhe për kundërshtarët ishte gjyqtari kryesor. Një referim i tillë nuk i ndihmon futbollit të Kosovës”.'”

“Në pjesën e parë pati shumë ndërprerje, nuk pati ritëm loja. Kjo lojë i konvenon Drenicës dhe disa ekipeve tjera, neve jo”.

“Në pjesën e dytë morëm masat që të ishim ekipi që duhej të ishim, apo që ishim me Ferizajn, por është e çuditshme se si anulohet ky gol. Megjithatë, duhet të merremi me lojën tonë e më pak me referim”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/