Site icon Telegrafi

I thanë se po e përdorë shumë “photoshopin” për ta rregulluar fizikun e tij – Hulku iranian u kundërpërgjigjet ndjekësve me një video të ‘frikshme’

Sajad Gharibi, i njohur më mirë si ‘Hulku iranian’ ka treguar fizikun e tij në një video të rrallë në rrjetet sociale pasi fansat pretenduan se ai kishte edituar fotot e tij për t’u dukur më mbresëlënëse.

Ylli i rrjeteve sociale ka grumbulluar mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram duke shpërndarë foto të fizikut të tij në bodybuilding, por prej kohësh ekziston një teori në mesin e fansave që ai editonte fotot. Ai e ka kundërshtuar këtë duke shpërndarë video të stërvitjes së tij kardio përpara ndeshjes së tij të parë të boksit kundër Martyn Ford muajin e ardhshëm, megjithëse disa komentues ende nuk janë të bindur.

Duke hyrë në YouTube për të treguar fizikun dhe stërvitjet e tij në video të shkurtër, Gharibi shfaqi atë që dukej të ishte një figurë e formuar mirë që nga ditët e tij si një bodybuilder gjigant, me pak më shumë se një muaj deri në luftën e tij.

Lexo po ashtu Tjetër takim, tjetër situatë e tensionuar: Hulku iranian iu vërsul keq 'Njeriut më të frikshëm në Planet' në konferencën për media

Një komentues bëri shaka “Unë besoj në ty, ti je mjeshtër i photoshopit Bro”, ndërsa një tjetër sugjeroi “vëlla, pse të mos bësh një film pa rroba për të zgjidhur keqkuptimin”.

Gharibi dhe Ford, i cili njihet si ‘Njeriu më i frikshëm në Planet’, u takuan në Dubai muajin e kaluar për herë të parë, por ishte e vështirë të shihej fiziku i bodybuilderit nga rrobat e tij. Dyshja do të ndesheshin më 2 prill në O2 Arena të Londrës, por ngjarja u shty për në 30 prill për shkak të lëndimeve të disa luftëtarëve që do të marrin pjesë në atë natë.

Në një video të vjetër të postuar në Instagram, 30-vjeçari dukej se po trajtonte polemikat rreth gjoja se po përdorte photoshopin në fotot e tij duke postuar një video më pas. Ai i ka vënë titullin postimit, i cili është parë mbi katër milionë herë; “Në thelb, nuk jam shumë i zoti për t’u dukur në hapësirën kibernetike, por jam gati për çdo sfidë, numëroj ditët për të shtypur kundërshtarin tim në kafaz”.

Lexo po ashtu U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe 'Njeriu më i frikshëm në Planet' ishin të papërmbajtshëm

Përballja e tij dhe e Fordit nuk shkoi siç ishte planifikuar, me dyshen që u përleshën para duelit, me britanikun që ia doli ta rrëzonte me një të shtyrë. Ai kërkoi falje për ngjarjen në një video të mëvonshme duke thënë: “Kam ardhur këtu me paratë dhe kapitalin tim pa asnjë mbështetje financiare dhe pa trajner. Siç mund ta shihni në video, ai më goditi publikisht dhe humba ekuilibrin”.

“I kërkoj falje të gjithë popullit të Iranit për këtë, por dijeni se ky nuk është fundi i historisë dhe unë do të them gjënë kryesore në garë, ju premtoj. Skuadrës iraniane iu tha para konferencës se ata vetëm përballen njëri-tjetrin dhe se nuk keni të drejtë të goditni kundërshtarin tuaj”, u tha më tej në reagimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version