Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vizituar në Hagë nga ish-këshilltari i tij, Ismail Syla.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë folur për të gjithat tema jetësore.
Ai theksoi se është i bindur se Thaçi, do të dal fitimtar edhe nga kjo sfidë.
“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimtar edhe përballë kësaj sfide”, shkruan ai. /Telegrafi/