“Shumë tifozë të flaktë të përfaqësueses kosovare në futboll më kanë pyetur se me kë do të luajë Kosova pas Turqisë? As unë ende nuk e di, por përdoreni aplikacionin e mëposhtëm për t’u dëgjuar zëri i juaj këshillues. Tiki-taka me Brazilin apo topa të gjatë me Anglinë?”, shkruan në faqen e kryeministrit në Facebook.
Në aplikacionin e quajtur “Zgjidhni kundërshtarin e Kosovës” shkruan: “Kosova ka fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore nën ombrellën e FIFA-s. Së shpejti do të luajmë edhe në kampionate ndërkombëtare. Në ndërkohë, na tregoni se me kë ju mendoni se Kosova duhet të luajë në ndeshjen e ardhshme? Një kombëtare nga Kontinenti i Vjetër, Evropa, apo dëshironi samba nga futbollistët e Amerikës Latine? Apo ndoshta fillimisht duhet të bëjmë një zgjedhje më të ‘sigurt’, të luajmë me kombëtare më modeste nga Azia? Ju vendosni dhe na tregoni!”.
Më 5 mars, Kosova zhvilloi ndeshjen historike ndërkombëtare kundër Haitit, ndërsa takimi i radhës do të jetë përballë Turqisë. /Telegrafi/