Site icon Telegrafi

Thaçi: Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, prioritet i PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Giannakakis, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal./Telegrafi/

Exit mobile version