Site icon Telegrafi

Thaçi: Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, lajmi mirë

Presidenti i vendit e ka cilësuar lajm të mirë dhe domosdoshmëri zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetareve të Kuvendit.

Ai ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit Kadri Veseli, dhe nënkryetarët, duke thënë se pret nga deputetët që të bashkëpunojnë për temat me rendësi për të ardhmen e vendit.

Postimi i Thaçit:

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën. Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend. Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë.

Exit mobile version