Telegrafi

Thaçi-Yannakakis: Stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore

Sot PDSH në një komunikatë lëshuar Telegrafi Maqedoni, ka njftuar se kryetari Menduh Thaçi në selinë e partisë ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në Maqedoni, Dimitris Yannakakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mirë, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin. /Telegrafi/