Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e Mujë Krasniqit, njërit prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shkruar në facebook se familja Krasniqi gëzon respekt të veçantë dhe është meritore për lirinë e Kosovës.
“Vizitova familjen e Mujë Krasniqit, njërit prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kalova çaste të mira bisede me prindërit e Mujës, me nënë Shehiden dhe bacën Halil. Familja Krasniqi gëzon respekt të veçantë dhe është meritore për lirinë e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.