Site icon Telegrafi

Thaçi viziton familjen policit Sami Thaqi, që humbi jetën në detyrë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot e ka vizituar familjen e policit Sami Thaqi, i cili gjatë kësaj jave ka humbur jetën në kryerje të detyrës.

“Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi të mërkurën ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

Ndryshe, polici Sami Thaqi, të martën mbrëma gjeti vdekjen nga një shpërthim gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur të Prizrenit.

Në këtë aksion ishin plagosur edhe persona të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version