Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot në Ditën e Veteranit theksoi se veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ua uron Ditën e Veteranit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit:
“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare.
Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.
Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”. /Telegrafi/