Telegrafi

Thaçi: Veprimtaria atdhetare ishte përcaktim themelor i Jashar Salihut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar veprimtarin më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes.

Ai në facebook ka shkruar se veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes, qoftë brenda, qoftë në diasporë.

“Gjenerali dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike”, ka shkruar Presidenti Thaçi.