Site icon Telegrafi

Thaçi vendos Papa Françeskun në zyrë (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka gjetur një vend shumë të posaçëm për të vendosur një fotografi.

Pikërisht në ballë të zyrës së tij, Thaçi ka vendosur fotografinë me Papa Françeskun, të cilin e kishte takuar muaj më parë në Vatikan, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi ishte pritur në një audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili kishte zgjatur më shumë se gjysmë ore, Thaçi kishte theksuar se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version