Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur sot lule pranë monumentit për 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës.
“Sot, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, vendosa lule te monumenti i ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti për mbi 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
“Sot, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, vendosa lule te monumenti i ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti për mbi 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës.
E kaluara e hidhur i takon historisë. Ajo nuk duhet të helmojë të ardhmen e popujve dhe shteteve tona. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/