Telegrafi

Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë nga shërbimi sekret jugosllav

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 38 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ka thënë se ata u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani.

Postimi i plotë:

Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani. /Telegrafi/