Telegrafi

Thaçi i vë kushte komisionit hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar ftesën për të raportuar para komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Thaçi raportimin e tij e filloi me disa pyetje për komisionin parlamentar, duke i pyetur anëtarët e komisionit se kush është prezent në komision dhe nga kush përbëhet.

Thaçi është duke vazhduar pyetjet e tij drejtuar kryetarit të këtij komisioni Xhelal Sveçla, dukë e pyetur se kush është eksperti i këtij komisioni.

Këto çështje nuk mund të shqyrtohen nga një ekspert ndërkombëtar i panjohur për intervistuesin. Ai nuk po pranon të pyetet pa e ditur se kush është eksperti i kësaj çështje.

“Nuk e kontestoj të drejtën tuaj, por është e drejtë e imja të parashtroj pyetje”, ka thënë ai.

Thaçi tha se çdo rrëfim nga ky komision ka dal në publik dhe prandaj ai ka kërkuar që të jetë transparente çdo gjë për qytetarët e Kosovës.

“A keni marr ndonjë interpretim ligjor për caktimin e ekspertit”, ishe pyetja tjetër e Presidentit.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, ia sqaroi presidentit se çdo gjë e kanë sqaruar pikë për pikë dhe sipas tij nëse ka ndonjë pyetje tjetër atëherë ai i tha presidentit se mund t’ua dërgoj me shkrim.

Anëtari i komisionit, Muharrem Nitaj, theksoi se nuk kanë shumë informacione për ekspertin për të cilën po kërkon sqarime presidenti.

“Nuk kemi kërkuar interpretim në ndonjë zyrë ligjore. Nëse ju si komandant keni informacione se mund ta komprometojnë angazhimin e ekspertit të jashtëm. Eksperti është marr me përgatitjen e draft raportit. Dhe ky draft raport mund të hidhet poshtë nëse ju keni ndonjë informacion që mund ta komprometoj atëherë mund të na e thoni”, ka thënë ai.

Këtu reagoi kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla duke mohuar atë çka theksoi Nitaj. Sveçla tha se ky ekspert është caktuar nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës
“Të gjithë anëtarët e komisionit hetimor janë njoftuar për ekspertin”, tha Sveçla./Telegrafi/