Site icon Telegrafi

Thaçi: Vdekja e Idriz Ajetit, humbje e madhe për shoqërinë

Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vdekjen e akademik Idriz Ajetit e ka quajtur humbje të madhe për shoqërinë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook tha se akademik Ajeti ka dhënë kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore.

Lexo po ashtu Ndahet nga jeta akademik Idriz Ajeti

“Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti!”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version