Site icon Telegrafi

Thaçi vazhdon vizitën në Kanada

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do të vazhdojë vizitën në Kanada, ndërsa do të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kandasë.

Thaçi shkruan se marrëdhëniet Kosovë-Kanada janë shumë të mira dhe do të vazhdojnë t’i zgjerojnë ato.

“Pas një vizite shumë të mirë në Halifax, tani jam rrugës për në kryeqytetin kanadez, Otavë. Atje do të zhvillojë një takim me homologen time, Julie Payette, si dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë. Marrëdhëniet tona shumë të mira politike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera, si në ekonomi, siguri, arsim dhe kulturë”, shkruan Thaçi në Facebook.

Exit mobile version