Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Zvicrën në Ditën Nacionale.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e Zvicrës për lirinë dhe shtetësinë e vendit tonë.
“Urime të sinqerta për Zvicrën në Ditën e tyre Kombëtare. Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e tyre për lirinë dhe shtetësinë tonë. Të lumtur për urat që kemi ndërtuar midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.
Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone./Telegrafi/