Site icon Telegrafi

Thaçi uron Van der Bellen, kishte dal hapur kundër nacionalistit Hofer

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Austrisë, Alexander van der Bellen. Thaçi ka shkruar se sot është një ditë e mirë për Evropën.

“Përgëzoj kandidatin proevropian Alexander va nder Bellen për zgjedhjen e tij president i ri i Austrisë”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton lajmi.net

Sipas Thaçit, Austria mbetet një partner i rëndësishëm në perspektivën euroatlantike të Kosovës. Ditë më parë, Thaçi, ishte presidenti i parë që kishte dal kundër kandidatit tjetër për president të Austrisë, Norbert Hofer, i cili ishte shprehur kundër pavarësisë së Kosovës.

Së bashku me diplomatin austriak, Wolfgang Petrischt, Thaçi për gazetën e përditshme austriake “Der Standard” kishte komentuar reflektimin që mund të kishte zgjedhja e Hofer, President i Austrisë.

Me këtë rast, Petrischt për gazetën kishte thënë se zgjedhja e Hofer do ta çonte Ballkanin në luftë. “Nacionalizmi e ka dërguar Jugosllavinë në luftë”, ka thënë Petrisch.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte theksuar se Ballkani si asnjëherë më parë ka nevojë për ide dhe politika që e përafrojnë rajonin drejt BE-së dhe jo për ide nacionaliste, që mund të rrezikojnë tërë arkitekturën e sigurisë.

“Austria ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme dhe është një partner i fuqishëm evropian.
Besoj fuqishëm se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka shtuar Thaçi.

Exit mobile version