Site icon Telegrafi

Thaçi uron shqiptarët për festat e Nëntorit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.

Thaçi thekson se ky muaj historik iu ka dhënë gjithnjë gëzim e forcë për të shpallur edhe Republikën e Kosovës.

Lexoni të plotë deklaratën e Thaçit:

“Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë. Por, krenaria kombëtare, lidhja shekullore dhe vendosmëria e popullit tonë, më së miri përbashkohen rreth Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor.

Bashkë me 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit tonë të madh, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithë shqiptarëve anekënd botës, ua uroj festat e krenarisë dhe lavdisë sonë kombëtare.

Ky muaj historik na ka dhënë gjithnjë guxim e forcë për ta shpallur edhe Republikën e Kosovës.

Dhe sot, simotra të pandashme, Kosova e Shqipëria qëndrojnë të bashkuara edhe rreth agjendës evropiane. Ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë!”. /Telegrafi/

Exit mobile version