Site icon Telegrafi

Thaçi uron Shotën

Thaçi, përmes një mesazhi të postuar në llogarinë personale në Facebook, tha se “Shota” ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare, si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta.

“Ky vit është jubilar për Ansamblin kombëtar ‘Shota’. Kjo ruajtëse e traditës së kulturës autoktone u themelua si shoqëri amatore me 1948 por më 1964 u njoh si ansambël profesional. Shota ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare, si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta. Këto vlera i ka prezantuar në koncerte në mbi 50 shtete në katër anët e botës. Urime Shota, urime të gjithë pjesëtarëve të saj në gjeneratat e shumta!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/
 

Exit mobile version