Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeministrit britanik Boris Johnson, pasi ky i fundit është prekur nga koronavirusi i ri COVID-19 dhe është shtruar në kujdes intensiv.
Johnson sot është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij nga coronavirusi është përkeqësuar, tha një zëdhënës në Downing Street.
Ndërsa, Thaçi në Twitter ka uruar shërim sa më të shpejtë për kryeministrin Johnson, duke shtuar se mendimet e tij janë me të dhe familjen e tij.
“Duke uruar një rikuperim të shpejtë të kryeministrit Boris Johnson dhe një kthim i shpejtë te të dashurit e tij dhe të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij dhe botës! Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij”, shkruan presidenti Thaçi në një postim në Twitter. /Telegrafi/
Wishing a swift recovery to PM @BorisJohnson and a speedy return to his loved ones and to continuing to serve his country and the world! My thoughts are with him and his family.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 6, 2020