Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejt, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës i cili doli pozitiv në testin për COVID-19.
Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se beson se Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sëmundje.
“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkruan Thaçi.
Ndryshe, ditë me parë me coronavirus janë infektuar edhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/