Site icon Telegrafi

Thaçi uron Sami Lushtakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë pas lirimit nga burgu të Sami Lushtakut theksoi se lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e Kosovës.

Thaçi në rrjetin social Facebook shkruan se përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme.

Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.

Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”. /Telegrafi/

Exit mobile version