Site icon Telegrafi

Thaçi uron Ramën për fitore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Thaçi theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version