Site icon Telegrafi

Thaçi uron presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë për Ditën e Republikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan për ditën e Republikës së Turqisë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Kosova është krenare që Turqinë e ka vend mik dhe aleatë të ngushtë.

“Në emër të popullit të Kosovës, unë i uroj Presidentit urimet tona më të mira për prosperitet presidentit Erdogan, qeverisë dhe popullit turk”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka uruar popullin turk.

Shefja e diplomacisë në urimin e saj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version