Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar presidentin e ri të Venezuelës, Juan Guaido për marrjen e postit.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, i ka bërë ftesë presidentit të ri të Venezuelës që ta vizitojë Kosovën.
“Urimet më të mira për Presidentin Juan Guaido të Venezuelës. Kosova ka njohur dje tranzicionin në përputhje me politikat e aleatëve tanë dhe vlerat që kemi të gjithë. Ju ftoj që ta vizitoni Kosovë. Ne gjithashtu jemi rritur si një feniks disa dekada pas diktaturës”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
Best wishes to President @jguaido of #Venezuela. #Kosovo has recognized yesterday the transition, in line with the policies of our allies and the values we all share. I look forward welcoming you to #Kosovo! We too had to rise like a phoenix after decades of dictatorship!
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 24, 2019