Site icon Telegrafi

Thaçi uron përfaqësuesen, beson në anëtarësimin e plotë në FIFA

“I uroj sukses skuadrës përfaqësuese të Kosovës që pas pak do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses nga Guinea Ekuatoriale. Bashkë me këtë urim shpreh edhe besimin e plotë që së shpejti do të anëtarësohemi në FIFA dhe UEFA dhe do të shohim djemtë tanë që të mbrojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës në garat dhe fushat më prestigjioze futbollistike botërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Koha.net.

Kosova luan miqësoren kundër Guinesë Ekuatoriale me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version