Telegrafi

Thaçi uron nënën e tij në 82-vjetorin e lindjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar nënën për ditëlindjen e saj.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo sakrifikoi shumë për ta dhe se është i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojnë së bashku në Burojë.

“Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/