Presidenti Thaçi e ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, si dhe “Demokracinë e Re” për fitoren në zgjedhjet e atjeshme.
Në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se e mirëpret mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë.
“Përgëzime për Kyriakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren e zgjedhjeve në Greqi. Mirëpres mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë, për të mirën e përbashkët të të dyja vendeve dhe për regjionin në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/
Congratulations to @kmitsotakis and New Democracy for the victory in elections in #Greece. I look forward to continuing to work on building good neighborly relations between #Kosovo and Greece, for mutual benefit and the benefit of the region.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) July 9, 2019