Site icon Telegrafi

Thaçi uron Milanoviqin për fitoren, falënderon presidenten Grabar-Kitaroviq për mbështetjen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar presidentin e zgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanoviq për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, ndërkaq, Thaçi ka falënderuar presidenten e deritanishme, Kolinda Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj.

Thaçi në një postim në Twitter ka thënë se është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Lexo po ashtu Zyrtare, Zoran Milanoviq është president i ri i Kroacisë

“Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanoviq. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version