Site icon Telegrafi

Thaçi uron Majlindën për medaljen e artë

I pari i ekzekutivit të vendit tonë, përmes profilit të tij në Facebook, i ka uruar Majlindës suksesin e arritur në Paris. Thaçi ka thënë se është kënaqësi për gjithë popullin e Kosovës ta dëgjojmë himnin shtetërorë në turne të nivelit të lartë.

“Lajme të mira nga Parisi! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Xhudo Grand Slam botëror. Urime Majlinda dhe i tërë komuniteti sportiv – është kënaqësi për tërë popullin e Kosovës ta dëgjojmë himnin shtetëror dhe emrin tënd si më e mira në botë. Je shembull për gjeneratat e reja për punë, dedikim dhe atdhedashuri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Majlinda vitin 2014 e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke shkëlqyer në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version