Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka uruar fitoren e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen futbollistike kundër Ishujve Faroe.
Thaçi njihet për tifozllëkun për Kosovën dhe faktin se e dashuron futbollin.
Madje ai vet mori pjesë në disa ndeshje prestigji miqësore mes diplomatësh duke treguar aftësitë e tij.
Ky është postimi i plotë nga Thaçi:
I uroj fitore përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, që njëherësh do të jetë përballja e parë zyrtare ndërkombëtare pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ku djemtë tanë do t’i mbajnë simbolet shtetërore në fanellat e tyre dhe do të intonohet himni i Kosovës.
Jam i bindur se bashkatdhetarët tanë të panumërt në Frankfurt do të jenë sonte lojtari i dymbëdhjetë i përfaqësueses sonë. HTH (Foto nga arkivi i medieve).