Shqiptarët e Malësisë sot kanë festuar për herë të parë Ditën e Komunës së Tuzit.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar kryetarin Nikë Gjeloshaj.
“E uroj kryetarin Nikë Gjeloshaj dhe gjithë tuzjanët në këtë ditë të rëndësishme, e cila u arrit falë përpjekjeve shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Thaçi, njofton Telegrafi.
Ai është shprehur se Tuzi ka qenë gjithmonë qendër e rëndësishme administrative, kulturore dhe tradicionale për malësorët shqiptarë, duke thënë se me punën dhe përkushtimin e ri, Tuzi do të bëhet shumë shpejt edhe një qytet modern.
“Jam i lumtur që shqiptarët atje po vazhdojnë ta japin kontributin e tyre për bashkëjetesën dhe të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.