Site icon Telegrafi

Thaçi uron dhe beson në Veselin

Presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e ri të kësaj partie, Kadri Veseli, duke thënë se ka besim se ky i fundit dhe lidershipi i PDK-së do t’i forcojë institucionet, do të thellojë më tutje reformat demokratike dhe do të fuqizojë unitetin e vendit.

Postimi i plotë i Thaçit në facebook:

“Kam udhëqur me krenari PDK-në mbi 16 vite para se të bëhem President i Republikës. Sot ndihem shumë mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK.

Kryetarit të ri z Kadri Veseli i uroj zgjedhjen në një proces transparent.

Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE. Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version