Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka uruar deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës.
“Urime deputetëve të Greqisë, kryeministrit Tsipras që treguan vizion dhe kurajo duke e votuar Marrëveshjen e Prespës. Ky është një lajm i mirëseardhur për tërë rajonin dhe një shtytje e fortë në përpjekje për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve të Ballkanit”, ka shkruar presidenti Thaçi në twitter. /Telegrafi/
Congratulations to Greece MPs, to PM Tsipras, for showing vision and courage and voting the Prespa Agreement. It is a welcoming news for the whole region and a strong push for efforts to close all open issues between the countries of the Balkans.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 25, 2019