Site icon Telegrafi

Thaçi uron Boris Johnsonin, kryeministrin e ri të Britanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Boris Johnson, për zgjedhjen e tij si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se me këtë rast, mirëpret vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version