Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
Thaçi në urimin e tij përmes rrjetit social Facebook është shprehur se kjo festë e shpresës duhet të shërbejë për të treguar shpirtin human dhe solidaritetin me njëri-tjetrin, dhe të fuqizohen vlerat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet e mia për festën e Krishtlindjes, duke iu dëshiruar vit me mirëqenie më të mirë për komunitetin ortodoks dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo festë e shpresës le të shërbejë për të treguar shpirtin human dhe për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin, duke fuqizuar vlerat e të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Paqe, harmoni dhe lumturi në çdo familje tuajën!”, ka shkruar Thaçi.
/Telegrafi/