Site icon Telegrafi

Thaçi uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse, ditën e Krishtlindjeve.

Ai ka uruar që të ketë më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të mira në ditën e Krishtlindjes së tyre. Le të ketë edhe më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. Gëzuar kjo ditë e shenjtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version