Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend i veçantë gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të luftës së parë botërore në Paris.
Nga protokolli francez, Thaçi është ulur në binën A, në të cilin janë ulur liderët e shteteve dhe organizatave më të fuqishme të botës, derisa përfaqësuesit e shteteve të rajonit, protokolli francez i ka ulur në binën B.
Derisa në rreshtin e parë janë ulur presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Mrekel, presidenti rus Vladimir Putin e liderë të tjerë, menjëherë prapa tyre në rreshtin e dytë është ulur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Thaçi është duke përfaqësuar Kosovën në njërin ndër manifestimet më të mëdha botërore, ku po marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të botës. /Telegrafi/