Site icon Telegrafi

Thaçi udhëton për në Panama, merr pjesë në ceremoninë me rastin e zgjerimit të kanalit të ri ujor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Panama.

“Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në inaugurimin e zgjerimit të kanalit të Panamasë, që është rruga e dytë më e madhe ujore në botë. Kurse, pas kësaj ceremonie, ai do të zhvillojë takime bilaterale edhe me presidentë dhe përfaqësues të disa prej shteteve pjesëmarrëse në këtë inaugurim shtetëror.

Përveç takimit me Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, presidenti Thaçi do të takohet edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Latino-Amerikan me seli në Panama, Elias Castillo”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version