Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë botë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në Davos, Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.
Në një postim në rrjetin social twitter, Thaçi ka thënë se qëllimi kryesor mbetet arritja e marrëveshjes finale me Serbinë, transmeton Telegrafi.
“Duke pritur për Forumin në Davos. Do të takohem me shumë liderë botërorë dhe palë tjera të interesit – qëllimi kryesor mbetet për ta mbështetuar arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë, duke hapur rrugën për anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi.
Ky Forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3,000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj. /Telegrafi/