Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Maqedonia dhe Malit i Zi.
Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Michael Pence.
Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit.
Ndërsa takimin kryesor bilateral, presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendëspresidentin e SHBA-së. /Telegrafi/