Site icon Telegrafi

Thaçi ua uron besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë, festën e Pashkëve.

Ai ka thënë se në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve tanë. Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e Thaçit në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version