Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar se kishte kënaqësinë t’ua dhurojë prindërve librin e biografisë së tij, të shkruar nga dy gazetarë anglezë
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se baba dhe nëna e tij gjatë grumbullimit të materialeve për librin, u intervistuan nga autorët e librit gazetarë britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.
Postimi i Thaçit:
“Pata kënaqësinë t’ja përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjërësisht për këtë libër nga autorët. Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/