Telegrafi

Thaçi u takua me kryeministrin e Shri Lankës

Në këtë takim, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit Jayaratne kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës. 

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin e Shri Lankës edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovës. 

Përveç tjerash, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin reciprok në mes të dy vendeve. 

Nga ana e tij, kryeministri i Shri Lankës, z. Jayaratne e ftoi kryeministrin Thaçi për një vizitë në Shri Lankë, ndërsa premtoi se me vëmendje të veçantë do të shqyrtojë kërkesën për njohje të Kosovës. /Telegrafi/