Telegrafi

Thaçi: U angazhuam shumë, por kemi ende punë për të bërë  

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi deklaroi se sot bënë angazhim maksimal, pavarësisht humbjes 1:0 nga Norrkopingu.

Sipas tij, dallimin në këtë ndeshjes e bëri përvoja dhe përgatitja.

“Përveç eksperiencës kanë edhe përgatitjen. Me u përballë me këto nivele na duhen edhe shumë kohë, organizim, infrastrukturë etj”, ka thënë fillimisht Thaçi pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu (Video)

“Sot jam jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Po të luanim në ndeshjen e parë kështu do ta futnim në presion kundërshtarin”.

“Patëm disa raste dhe nuk i konkretizuam, ata shënuan nga një rast i vetëm. Sot ia dhamë rastin edhe 16-vjeçarit Bleon Sekiraqës, që është kënaqësi”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

I pyetur se a do të vazhdojë ta drejtojë Prishtinën ai tha se ka kontratë edhe një vit.