Telegrafi

Thaçi : Turqia do t’i rris investimet në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Turqi është takuar me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu. Në takim përveç bisedimeve për zhvillimet e fundit politike, është diskutuar edhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Turqi. Kryeministri turk premtoi se do të merren masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë.

Ai tha se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka njoftuar se me kryeministrin turk ka patur takim miqësor. “Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë. Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/