Site icon Telegrafi

Thaçi tregon se kush e propozoi planin e korrigjimit të kufijve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ditë më parë deklaroi se ideja e tij për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë ka vdekur.

“Idetë e mia kanë dështuar. Kjo do t’i kushtojë vendin tonë, për 20-30 vjet. Nuk isha mjaft bindës, nuk arrita të shpjegoj situatën reale, sot emocionet janë realiteti më i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

I pyetur Thaçi se e kujt ka qenë ideja për korrigjimin e kufirit, e tij apo e Vuçiqit, presidenti i Kosovës ka deklaruar se është e tij dhe ka këmbëngulur që Vuçiq nuk ka thënë se është ide e tij por se është keqkuptuar nga gazetarët.

“Unë kam prezantuar jo si plan të shkruar por si ide. Ja kam thënë edhe presidentit Vuçiq që ka pas një reagim arrogant dhe agresiv.
Vuçiq mund të gënjen nëse ka deklaruar se ‘është plani im’, si plan korrigjimin e kufirit, ajo deklaratë është gënjeshtër e Vuçiqit ose nxjerrë nga kontesti nga gazetarët.

Lexo po ashtu Vuçiq: Ideja e “korrigjimit të kufijve” me Kosovën dështoi, kjo do të na kushtojë shumë

Nuk besoj që ka deklaraur diçka Vuçiq, sepse ai s’ka prezantuar kurrë plan për korrigjim, synim i tij është ndarja e Kosovës”, ka thënë Thaçi, ka deklaruar Thaçi në Opinion të TV Klan.

Ai ka thënë se dallimi në mes shkëmbimit të territoreve që ka qenë ide edhe më e hershme edhe e liderëve nga Prishtina dhe idesë së tij për korrigjim ka dallim të mëdha.

“Unë kurrë s’jam pajtuar me shkëmbim të territoreve, këtë ide e ka prezantuar i pari Ibrahim Rugova, pastaj Qosja e Daci, por ideja ime është korrigjimi i padrejtësive historike.
Besoj plotësisht në angazhimin që Presheva, Medvegja e Bujanoci të bashkohen me Kosovën. Ideja ime lindi nga një bashkëbisedim me liderët e Preshevës e Bujanocit, në zyrën time”, ka deklaruar Thaçi.

Exit mobile version