Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tregoi se kanë mbetur edhe pak ditë për tu bërë përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”, që e lidhë Prishtinën me Shkupin.
Thaçi në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo autostradë është një kryevepër për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”, ka shkruar në Facebook presidenti, Hashim Thaçi.
Ndryshe, e tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa do të investohen 600 milionë euro. Autostrada „Arben Xhaferi“ është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë. /Telegrafi/